Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendboll, fitore të favoritëve

Fitore të thella kanë shënuar katër ekipet favorite, në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje janë zhvilluar të shtunën.

Besa Famgas, Kastrioti dhe Drita kanë regjistruar fitoret e dyta këtë edicion dhe i prijnë tabelës me nga katër pikë të mbledhura, shkruan sot “Koha Ditore”.

Besa Famgas triumfoi ndaj Drenicës (33:18), Kastrioti mposhti bindshëm Trepçën (41:20), derisa Drita e fitoi derbin lokal ndaj Zhegrës me shifrat 46:28. Fitore këtë xhiro regjistroi edhe Prishtina që triumfoi ndaj Samadrexhës (38:20), ndërsa dueli mes Vushtrrisë dhe Vëllaznimit është mbyllur pa fitues (27:27).

Ndërkohë në konkurrencën e femrave është zhvilluar xhiroja e parë. Të dielën janë luajtur dy takime: Istogu - Jusuf Gërvalla (48:27) dhe Vjosa - Vushtrria (9:40). Të shtunën Shqiponja ka triumfuar ndaj Dritës (43:18), derisa Samadrexha është mposhtur në shtëpi nga Kastrioti (28:20). Ndeshja mes Vëllaznimit dhe Prishtinës do të luhet të enjten.