Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besa fiton derbin, Rahoveci pa humbje

Me ndeshjet e luajtura në fundjavë, ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të shtunën në kuadër të xhiros së 14-të, kampionia Besa Famgas fitoi ndaj Kastriotit në Ferizaj me rezultatin 30:28. Skuadra pejane ishte më e koncentruar në fund të ndeshjes së fortë dhe mori pikët e rëndësishme.

Igor Chiesliov udhëhoqi Besën e Pejës me tetë gola. Nga shtatë i kishin Arbios Mushkolaj e Antonio Vozilla. Te skuadra ferizajase, Festim Mustafa e Rron Ramadani shënuan nga gjashtë gola.

Besa ka përfunduar e dyta me 22 pikë. Kastrioti i katërti me 16 pikë.

Tri ndeshje tjera u zhvilluan të dielën.

Kryendeshjen e ditës e zhvilluan Prishtina e Trepça. Në Bardhosh fituan mitrovicasit me rezultat 35:27.

Yassine Henahem e Shpëtim Mehmeti i kishin nga gjashtë gola për Trepçën. Pesë i shënoi Hamdi Salihu, ndërsa katër Sali Maxhera. U shqua sidomos portieri Liridon Esati me pritje të shumta.

Edhe Hendboll: Besa fiton derbin, tjetër fitore për Rahovecin Sporte të tjera Hendboll: Besa fiton derbin, tjetër fitore për Rahovecin

Te Prishtina, Albi Gjuka i shënoi shtatë gola, ndërsa Oltion Beshiri gjashtë. Vladyslav Napadailov i kishte pesë gola.

Trepça përfundon stinorin vjeshtor në pozitën e tretë me 20 pikë. Prishtina është e pesta me 14 pikë.

Kampion vjeshtor është Rahoveci që i fitoi të gjitha 14 ndeshjet. Të dielën fitoi bindshëm ndaj Deçanit, 48:29.