Skuadra e Prishtinës e ka mposhtur lehtë atë të Vushtrrisë me rezultatin 42:23. Kjo ndeshje e javës së 15-të në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) u zhvillua të dielën.
Të shtunën fitore të lehtë shënoi edhe liderja Besa FamGas. Skuadra pejane e mposhti Llapin me rezultatin 33:16, shkruan “Koha Ditore”. Fitore shënoi edhe Zhegra përballë Dritës, duke e mposhtur rivalen lokale me shifrat 26:22. Kastrioti e fitoi duelin me Trepçën me rezultatin 29:22.
Ndeshja ndërmjet Samadrexhës dhe Vëllaznimit do të zhvillohet të enjten. Besa FamGas është në pozitën e parë me 30 pikë, kurse Prishtina me dy pikë më pak zë vendin e dytë. Me ndeshjet e javës së 15-të është hapur stinori pranveror në kampionatin e Kosovës në hendboll.