Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hellas Verona e ndal Napolin

Napoli nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në shtëpi kundër Hellas Veronës.

Dueli i javës së 12-të që u luajt në stadiumin “Diego Maradona” ishte interesant dhe u vendos në pjesën e parë ku u shënuan të dy golat.

Giovanni Simeone e kaloi Veronën në epërsi më golin që e shënoi në minutën e 13-të.

Rezultatin në 1:1 e barazoi Giovanni Di Lorenzo në minutën e 18-të.

Në fund të ndeshjes, Verona mbeti me dy lojtarë më pak në fushë, por që nuk kishte më kohë për të ndryshuar asgjë në rezultat. Daniel Bessa dhe Nicolo Kaliniq u përjashtuan.

Te Napoli titullar edhe në këtë ndeshje ishte mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani.

Edhe Napoli fiton me gol të minutës së 96-të Futboll 4 muaj më parë Napoli fiton me gol të minutës së 96-të

Ky ishte barazimi i dytë i Napolit këtë sezon, por vazhdon të mbetet lider i ligës italiane. Napolitanët tani kanë 32 pikë.

Ndërkaq, Verona zë vendin e dhjetë me 16 pikë.