Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Napoli barazon në ndeshjen ku iu anuluan dy gola

napoli

Napoli ka barazuar në ndeshjen dramatike me Hellas Veronan të mërkurën mbrëma, në xhiron e 19-të të Serie A. 

Ndeshja ku Napolit iu anuluan dy gola në pjesën e dytë në stadiumin “Diego Armando Maradona”, u mbyll 2:2.

Martin Frese dhe Gift Orban shënuan në pjesën e parë për Veronan, kurse McTominay dhe Giovanni Di Lorenzo i shënuan golat e barazimit. 

Rasmus Hojlundit dhe Scott McTominayt iu anuluan golat për prekje me dorë dhe pozitë jashtë loje.

Në golin e anuluar të skocezit McTominay, asistues ishte Amir Rrahmani. 

Edhe Rrahmani me Napolin ndalen në barazim nga Fiorentina Futboll Rrahmani me Napolin ndalen në barazim nga Fiorentina

Napoli tani ka 38 pikë në pozitën e tretë, me një ndeshje më pak të luajtur. 

Verona që po lufton për mbijetesë në këtë edicion ka 13 pikë në 18 ndeshje.