Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hazrollaj “Ylli i javës” në Superligë

Sulmuesi i Malishevës, Drilon Hazrollaj është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës.

Hazrollaj ishte shënues i tre golave në fitoren e Malishevës ndaj Gjilanit me rezultatin 3:2. Për futbollistin e ri është çmimi i dytë radhazi dhe i treti në total deri tash gjatë këtij edicioni.

Futbollisti i Malishevës u shpreh i lumtur për vlerësimin.

“Ndjehem i lumtur. Ky është çmimi i i tretë për mua dhe është motivim shtesë. Uroj që edhe në vazhdim të kampionatit të kemi një ecuri pozitive si ekip dhe t’i arrijmë objektivat”, ka thënë Hazrollaj për faqen zyrtare të FFK-së.

Artikuj të ngjashëm