Eden Hazardi nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se mesfushori është i vendosur të mbetet te madrilenët deri në fund të sezonit.
Ylli belg që prej transferimit nga Chelsea nuk ka arritur të lërë gjurmë te skuadra spanjolle për shkak të problemeve të shumta me lëndimet.
Por përkundër kësaj, Hazardi thuhet se është i vendosur të dëshmojë aftësitë e tij te Real Madridi. Këtë sezon 30-vjeçari ka luajtur në 10 ndeshje në të gjitha garat. Hazardi ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2024.
Artikuj të ngjashëm