Ylli belg i Chelseat, Eden Hazard është i lumtur në Stamford Bridge, dhe nuk e mendon largimin nga Chelsea.
Numri 10 i “Bluve”, ka kohë që kërkohet nga Real Madridit, klub për të cilin lojtari nuk e fsheh aspak admirimin, edhe për faktin se drejtohet nga idhulli i tij, Zinedine Zidane.
Megjithatë, 26-vjeçari nuk e mendon largimin nga Stamford Bridge, transmeton KP.
“Kam edhe dy vite kontratë me Chelsean. Sa herë flitet për transferimin e lojtarëve, aty është edhe emri im, por kur do të vijë momenti për t’u larguar do ta bëjë një gjë të tillë”, ka theksuar ai.
Hazard është pjesë e Chelseat që nga viti 2011, ku është transferuar nga skuadra franceze Lille.
Artikuj të ngjashëm