Ylli i Chelseat, Eden Hazard, ka thënë se ndoshta është koha që ai të shijojë diçka krejt ndryshe pas “gjashtë viteve të mrekullueshme” në Stamford Bridge.
27-vjeçari, që realizoi në fitoren 2 me 0 të Belgjikës ndaj Anglisë në ndeshjen për pozitën e tretë në Botëror, është i lidhur me një kalim te Real Madridi.
“Ju e dini destinacionin tim të preferuar”, u ka thënë Hazardi gazetarëve në konferencë. “Mund të vendos nëse dua të rri apo të shkoj, por Chelsea ka fjalën përfundimtare – nëse duan që të largohem”.
Hazardi është pjesë e Chelseat që nga viti 2012. Në këtë klub ka fituar dy tituj të Premier Ligës, FA Kupën, Kupën e Ligës dhe Ligën e Evropës.
Artikuj të ngjashëm