Mesfushori Eden Hazard mund të kthehet te Chelsea në fund të këtij edicioni. Mediumet spanjolle kanë shkruar të premten se Hazard pritet të largohet nga Real Madridi në verë dhe Chelsea po insiston për transferimin e tij. Te Reali janë të pakënaqur me formën e Hazardit, i cili vazhdimisht po ka telashe me lëndimet. Mësohet se londinezët janë të gatshëm të paguajnë rreth 70 milionë euro për ta kthyer Hazardin në “Stamford Bridge” pas dy vjetësh.
Belgu 30-vjeçar u largua nga Chelsea në vitin 2019 për t’iu bashkuar Real Madridit që për kartonin e tij pagoi 150 milionë euro. Ai këtë edicion ka shënuar tri gola në 13 ndeshje kurse me Realin ka kontratë deri në vitin 2024. Hazard ka luajtur shtatë sezone për Chelsean (2012-2019) dhe ka fituar dy tituj kampioni në Premier League.