Real Madridi nuk do të transferojë asnjë sulmues rezervë në këtë afat kalimtar.
Sipas “AS”, trajneri Carlo Ancelotti po planifikon që ta përdorë si qendërsulmues Eden Hazardin. Kjo do të ndodhë kur ekipi të ketë nevojë.
Hazardi që nga ardhja e tij te Reali është paraqitur si sulmues i krahut, por nuk ka bindur. Është përballur edhe me lëndime të shpeshta.
Deri me tani Antonio Rudiger i është bashkuar Realit si lojtar i lirë kurse për mesfushorin Aurelien Tchouameni klubi spanjoll ka paguar 80 milionë euro.