Sport

Hazardi kërkon nga gjyqtarët më shumë kartonë

Eden Hazard ka kërkuar nga gjyqtarët e Kupës së Botës që të jenë në mbrojtje të lojtarëve si ai dhe Neymar.

Belgu Hazard ishte lojtari i dytë më i penguar në turne pas ndeshjeve të para të fazës grupore, pas Neymarit të Brazilit.

Përderisa Hazardi shpëtoi pa lëndim në fitoren 1:0 të Belgjikës ndaj Kanadasë, Neymari do të mungojë në dy ndeshjet e mbetura të grupit pas lëndimit që mori nga një lojtar i Serbisë.

“Shpresoj që kundërshtarët të ndëshkohen më shumë me kartonë të verdhë sepse ata do të ndalen së shkaktuari ndërhyrje të palejuar. Është pjesë e lojës”, ka thënë Hazard.