Eden Hazard ka mbetur i frustruar që nuk u aktivizua te Reali Madridi në ndeshjen kundër Barcelonës.
Sipas “Goal.com”, belgu ia ka bërë me dije trajnerit Carlo Ancelotti se ishte i gatshëm ta ndihmonte ekipin në këtë takim.
Por pavarësisht kësaj, Ancelotti nuk e aktivizoi fare dhe thuhet se trajneri italian nuk llogarit në Hazardin.
Ancelotti vazhdon ta favorizojë brazilianin Vinicius Junior në krahun e majtë, ndërsa Rodrygo dhe Marco Asensio janë futbollistët që po përdoren për ta mbuluar krahun e djathtë.
Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak belgut që mund të largohet në verë nga Real Madridi.
Artikuj të ngjashëm