Eden Hazard pranon se nuk meriton të jetë startues te Belgjika për Kupën e Botës.
Ai thotë se bazuar në dy sezonet e fundit, nuk meriton të jetë titullar. Por, futbollisti i Real Madridit ka theksuar se është i etur për të treguar vlerat e tij te përfaqësuesja belge.
“Duke gjykuar nga ajo që bëra në dy sezonet e fundit nuk e meritoj. Por, nga ajo që bëra në 15 sezonet e fundit e meritoj. Kam edhe më shumë dëshirë të tregoj se ende di të luaj futboll. Dua t’u tregoj belgëve se jam ende atje dhe se ata mund të llogarisin te kapiteni i tyre”, ka thënë Hazard.
Hazard iu bashkua Realit në vitin 2019 dhe që nga ajo kohë ka luajtur vetëm 72 ndeshje.
Paraqitjet e tij te Reali nuk janë as për së afërmi me ato që Hazard tregoi te Chelsea. Belgjika është në grupin F së bashku me Kanadanë, Marokun dhe Kroacinë.