Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hazard dëshiron të mbetet te Real Madridi

Eden Hazard nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi në fund të këtij edicioni.

Sipas së përditshmes spanjolle “AS”, ylli belg u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron të mbetet në Madrid.

Hazard thuhet se është i gatshëm të luftojë për një vend në formacionin bazë.

30-vjeçari ka pasur probleme të shumta me lëndime te madrilenët duke mos arritur të tregojë cilësitë e tij.

Hazard ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2024. Këtë sezon ka luajtur vetëm 439 minuta në La Liga.

Artikuj të ngjashëm