Boksieri kosovar, Haxhi (Robin) Krasniqi është kthyer me fitore në boks. Të shtunën mbrëma, Krasniqi mposhti rusin që jeton në Belgjikë, Timur Nikarkhoevin.
Krasniqi fitoi pas rundit të pestë, pasi kundërshtari u dorëzua. Meçi u mbajt të shtunën mbrëma në Mynih të Gjermanisë.
Ishte meçi i parë që nga tetori i vitit 2021.
Meçi nuk ishte për ndonjë titull. Por fitorja i ndihmon atij të kthehet në luftërat për titujt e botës.
52 fitore e shtatë humbje është bilanci i Krasniqit pas meçit të sotëm.
Edhe
Boks, Kundërshtari i Krasniqit u detyrua të dorëzohej shkaku i lëndimit të brinjve
Nikarkhoev regjistroi humbjen e pestë në karrierë krahas 26 fitoreve që ka.
Shefat Isufi, Valon Ahmeti, Kushtrim Tahirukaj, Musa Avdimetaj, i njohur si James Kraft, Isuf Kelmendi e Armend Xhoxhaj ishin boksierët shqiptarë që luajtën në parameçe sonte në Mynih. Të gjithë fituan.
VIDEO:
Edhe
Pas kthimit të suksesshëm, Haxhi Krasniqi shpreson të boksojë në Prishtinë
Pas meçit, Krasniqi ka përshëndetur mbështetësit e tij në Mynih dhe familjen Jashari, pasi i pranishëm në sallë ishte Rifat Jashari.