Trajneri i futbollit, Erdin Hashani, ka deklaruar në Grupin B ku gjendet Kosova, pret që maksimalisht kjo skuadër t’i arkëtojë shtatë pikë në tërë ndeshjet.
“Nëse e shikojmë në këtë grup, maksimumi ynë është shtatë pikë. Çka merr më shumë se shtatë pikë, jemi fitues”.
Ai në Sportin Total ka deklaruar se skuadra e Suedisë ishte e fortë dhe e një niveli tjetër, duke thënë se tani është në pytje “dora” e trajnerit Bernard Challandes.
“ Këtu futboll luhet edhe para se të vjen Challandes, po ta krahasojmë Kosovën, ka përvojë, ka lojtarë që luajnë në ekipe të mëdha. Skandinavët nuk janë euforik mirëpo luajnë të disiplinuar taktikisht, kanë qenë të qetë. Me këto kombëtare duhet t’i evitojmë gabimet, nga aksionet të na bëjnë gola jo nga gabimet tona”, ka deklaruar Hashani.
-
Hashani: Do të ishte befasi nëse Kosova fiton më shumë se tre pikë
-
Kosova nëpërmjet kundërsulmeve synon rezultat pozitiv ndaj Suedisë
-
Hoxha dhe Shaipi optimistë për fitore ndaj Suedisë
-
Selektori i Suedisë pranon se fitorja e Kosovës është plotësisht e merituar
-
Foda: Patëm mundësi të shënonim më tepër gola