Trajneri i futbollit, Erdin Hashani ka thënë se nëse Kosova fiton tri pikë në tri ndeshjet e saj të muajit të ardhshëm, do të ishte befasi.
Kosova në fillim të muajit shtator luan ndaj Gjeorgjisë në udhëtim dhe i pret Greqinë e Spanjën në Prishtinë. Të tria ndeshjet i takojnë kualifikimeve për kampionatin botëror “Katari 2022”.
“Nëse Kosova do t’i marrë tri pikë në tri ndeshje, do të ishte maksimumi, më shumë se tre pikë do të ishte befasi. Mundësitë dhe dëshira janë të ndryshme”, ka thënë Hashani në emisionin sportiv të KTV-së “Sporti Total”.
Artikuj të ngjashëm