Trajneri i futbollit, Edin Hashani ka thënë se Kosova nuk ka fituar shumë nga dy ndeshjet miqësore, atë kundër San Marinos dhe Maltës. Hashani ka thënë se kundërshtarët ishin nën nivelin e “Dardanëve”.
“Kosova nuk është se ka avancuar shumë në ndeshjet e fundit, pasi luajti ndaj dy kundërshtarëve më të dobët. Ne nuk është se kemi treguar lojë të mirë, ndoshta kjo është më shumë për t’u shqetësuar. Nëse shikojmë sulmet e Kosovës, dëshirojmë doemos të përfundohen në mënyrë individuale. Është e gabuar paraqitja e disa lojtarëve që nuk dhanë maksimumin. Po shihet sikur trajneri e ka humbur autoritetin e tij. Kundër Maltës nuk kemi pasur lojë të bukur. Nuk kemi pasqyrë reale të Kosovës se si po luan në ndeshjet e fundit”, ka thënë për Sportin Total të KTV-së.
-
Rashkaj tregon se çka nuk funksionoi te Kosova
-
Hashani: Do të ishte befasi nëse Kosova fiton më shumë se tre pikë
-
Hashani tregon se pse dështoi Shaqiri në dy ndeshjet e para të Evropianit
-
Hashani: Pres që Kosova në këtë grup t’i merr maksimalisht shtatë pikë
-
Hashani e Mushica mendojnë se te Kosova duhet të ketë ndryshime