Fitimi i përvojës, shmangia e humbjeve të thella dhe e pozitës së fundit në grup ishin synim fillestar i Përfaqësueses Shpresa (U-21) të Kosovës në futboll. Kosova U-21 po luan ciklin e parë eliminator. Është në grupin 5 të eliminatoreve për Evropianin e vitit 2019, shkruan sot Koha Ditore.
Por synimet e Përfaqësueses janë rritur rrugës. Ka të tillë që tashmë e ëndërrojnë evropianin. Njëri prej lojtarëve kryesorë të Kosovës, sulmuesi i krahut, Florent Hasani, e synon atë.
Në Evropian kualifikohet fituesi i grupit, me shumë gjasa Gjermania, ndërsa pozita e dytë mund të dërgojë vetëm në barazh, por as ai nuk është i sigurt.
Kosova është e dyta në grup me gjashtë pikë, sa ka edhe Irlanda që prin. Irlanda i ka dy ndeshje të luajtura, ndërsa Kosova katër. Ka më së shumti ndeshje në grup.
Fillimisht pësoi 1:0 nga Irlanda, më pas fitoi në tavolinë 3:0 ndaj Norvegjisë, të cilën e mposhti javën e kaluar 3:2 në Mitrovicë. Të martën Kosova pësoi 1:0 nga Gjermania, kampionia e Evropës nga ky vit. Ndeshjen e radhës të përzgjedhurit e Rafet Prekazit e luajnë më 9 nëntor, kur e presin Izraelin. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Edhe
Kosova U21 synon fitoren pas humbjes nga Turqia
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.