Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shpresat nisen me pak shpresa për Irlandë

Në hije të grumbullimit të përfaqësueses A, përfaqësuesja Shpresa (U-21) e Kosovës në futboll po përgatitet për debutim në skenën ndërkombëtare, përkatësisht për të zhvilluar ndeshjen e parë eliminatore për kampionatin evropian.

Shpresat të hënën janë vënë nën urdhrat e përzgjedhësit Rafet Prekazi, ndërsa Federata e Futbollit e Kosovës vetëm të martën ka publikuar listën me emrat e 21 lojtarëve të grumbulluar, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosova bën pjesë në Grupin 5 të eliminatoreve për "Euro 2019" së bashku me Gjermaninë, Izraelin, Norvegjinë, Irlandën e Azerbajxhanin. Ndeshjen e parë e luan të shtunën ndaj Irlandës në Dublin, nga ora 14:00.

Në drejtim të Irlandës, Shpresat do të udhëtojnë të mërkurën (sot), ndërsa të hënën e të martën kanë zhvilluar nga një stërvitje në Ferizaj. Përfaqësuesen U-21, të hënën, në hotelin ku është vendosur në Prishtinë, e ka vizituar kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.