Shpresat e Kosovës në futboll do të nisin ndaj Andorrës kualifikimet për “Euro 2023”, ka njoftuar FFK-ja të enjten mbrëma. Shorti për ciklin e ardhshëm kualifikues është tërhequr të enjten, ndërsa në mbrëmje janë përcaktuar edhe terminet.
Kosova U-21 ndeshjen e parë e luan në shtëpi ndaj Andorrës, më 8 qershor. Më 7 shtator Kosova U-21 luan në udhëtim ndaj Anglisë, ndërsa më 7 tetor e pret Çekinë. Menjëherë më 12 tetor luan në udhëtim ndaj çekëve, ndërsa më 16 nëntor e pret Shqipërinë.
Në mars të vitit të ardhshëm janë ndeshjet me Slloveninë, në shtëpi dhe në udhëtim, kurse më 4 qershor 2022, Kosova luan në udhëtim ndaj Andorrës. Në qershor 2022, Shpresat e presin Anglinë dhe në përfundim të ciklit eliminator luajnë në udhëtim ndaj Shqipërisë.