Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suksesi i një gjenerate pa yje

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, aktualisht nuk ka lojtarë të top-ligave evropiane. Në nivel dukshëm më të ulët se lojtarët e përfaqësueses "A", paraqiten lojtarët e përfaqësueses Shpresa (U-21) të Kosovës. Por, derisa përfaqësuesja "A" po rreshton humbjet, dy paraqitjet e fundit të përfaqësueses Shpresa janë vlerësuar si shumë premtuese.

Ekipi U-21, ndonëse përbëhet kryesisht nga lojtarë që paraqiten në nivel jo të lartë të kampionateve të vendeve evropiane, ka mposhtur Norvegjinë me shifrat 3:2 dhe ka pësuar vetëm 1:0 nga kampionia e Evropës, Gjermania, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekipit Shpresa të Rafet Prekazit nuk i është bashkuar asnjë lojtar i njohur. Është e kundërta, lojtarët po bëhen të njohur përmes paraqitjeve me U-21. "Përfitimet" e para kanë ardhur tashmë. Florent Hasani është duke u vëzhguar nga skautë të skuadrave evropiane, kurse kapiteni Ardian Ismajli pret që gjendja e tij te Hajduku të ndryshojë për të mirë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

https://online.koha.net/pyetjet-e-shpeshta