Jack Harrison e ka shënuar “hat-trickun” e parë në karrierën e tij, ndërsa Leeds Unitedi mposhti West Hamin në udhëtim në një ndeshje tejet interesante.
Ishte edhe revansh i Leedsit që më 9 janar u eliminua nga Kupa FA në raundin e tretë, pikërisht nga “çekanët”.
Harrison hyri në histori të skuadrës së drejtuar nga Marcelo Bielsa, Leeds United.
Ai realizoi tre gola në ligë kundër West Hamit. Tre gola i kishte shënuar edhe Russell Wainscoat në prill të vitit 1927, pra 95 vjet më parë.
Leedsi në Premier League në këtë edicion ka 22 pikë në 20 ndeshje, kurse West Hami ka arkëtuar 37 pikë në 22 ballafaqime të luajtura.