Sport

Leedsi fiton 3:1 ndaj Accringtonit

Leeds United është kualifikuar në rrethin e pestë të Kupës FA, pas fitores 3:1 ndaj skuadrës së Accringtonit në udhëtim.

Jack Harrison në minutën e 23-të, Junior Firpo në minutën e 66-të dhe Luis Sinisterra në minutën e 68-të shënuan golat e fitores për vizitorët.

Për skuadrën e kategorisë së tretë të futbollit të Anglisë, golin e vetëm në këtë ballafaqim e realizoi Leslie Adekoya, nëntë minuta para fundit.