Bruno Fernandes shënoi “hat-trickun” e parë me skuadrën e Manchester Unitedit.
Skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer me lehtësi fitoi përballë rivalit të vjetër Leedsit në xhiron e parë të Premier Leagues dhe e nis në mënyrë të përkryer sezonin e ri. Unitedi fitoi me rezultatin 5:1 të shtunën gjatë ditës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPortugezi e hapi serinë e golave pas gjysmë ore lojë në “Old Trafford”.
Megjithatë, gjuajtja e fuqishme e Luke Ayling i dha barazimin Leedsit tre minuta pasi nisi pjesa e dytë.
Mason Greenwood e riktheu avantazhin në minutën e 52-t, e dy minuta më pas, realizoi sërish Fernandes për 3:1.
Pas një ore lojë, 26-vjeçari portugez e kompletoi tregolëshin pas asistimit të Victor Lindelofit.
Rezultatin final 5:1 e vendosi mesfushori Fred. Fred u asistua nga mesfushori Paul Pogba, për të cilin në këtë duel, ishte asistimi i katërt.