Fitorja e Manchester Unitedit kundër Wolvesit 1:0, e ka dërguar ekipin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer në vendin e dytë në Premier League.
Kontribut në triumfin e Unitedit kishte edhe portugezi Bruno Fernandes, i cili asistoi te goli i Marcus Rashforit.
Fernadesi po shkëlqen te skuadra angleze që nga transferimi i tij në janar të këtij viti.
Mesfushori ofensiv është i përshirë në 32 gola te skuadra angleze në 29 ndeshje të luajtura në kampionatin anglez.
18 gola dhe 14 asistime, është bilanci i Fernandesit.
Edhe
Fernandes flet për asistimin dhe Ronaldon
26-vjeçari ka vendosur rekord tek Unitedi. Ai është bërë lojtari i parë në histori të klubit anglez me një bilanc të tillë në Premier League.
Fernandesi ka tejkaluar Eric Cantonan, Ruud van Nistelrooyn, Robin van Persien dhe Wayne Rooneyn.