Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haradini: Nuk ka vendim për të ardhmen e Ibrakoviqit

prishtina, llapi, futbolli, ibrakoviqi, prill 2022

Aksionari i Prishtinës, Rrahman Haradini ka thënë se nuk ka vendim për të ardhmen e trajnerit bosnjak, Abdulah Ibrakoviq. Ai të hënën për KOHËN ka thënë se nuk janë të kënaqur me rezultatet, por sipas tij, nuk është diskutuar për shkarkimin e Ibrakoviqit.

“E kam lexuar edhe unë lajmin se jemi duke bërë gati shkarkimin e tij, por nuk është e vërtetë. Nuk ka kurrëfar vendimi e as që është diskutuar. Vendim nuk kemi marrë, kemi planifikuar një mbledhje të bordit gjatë ditës. Rezultatet dhe pozita flasin vet, por nuk ka asnjë vendim”, ka thënë Haradini.

Prishtina e emëroi trajner Ibrakoviqin në nëntor të vitit të kaluar. Stinorin pranveror, Prishtina e nisi me humbje nga Malisheva, ndërsa me vështirësi kaloi në çerekfinale të Kupës. Kampionia në fuqi është në vendin e pestë me 24 pikë, 13 pikë larg lideres, Ditës.

Artikuj të ngjashëm