Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Handanoviqi premton qëndrimin tek Interi

Portieri Samir Handanoviq ka distancuar veten nga raportimet për largim të mundshëm gjatë verës.

Manchester City dhe Liverpooli kanë shprehur interesim për gardianin e Interit, por interesimi i klubeve nuk ka bindur Handanoviqin për largim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“A jam penduar që kam ardhur tek Interi? Kurrë? Një telefonatë nga Interi është ëndërr e çdo lojtari”, ka thënë Handanoviq.

“Sa isha te Udinese ky ekip fitonte Scudetto dhe Ligën e Kampionëve. Interi ende është njëri prej pesë apo gjashtë klubeve më prestigjioze në botë dhe e di se kemi filluar diçka të rëndësishme”.

“Do të qëndroja tek Interi edhe pa Ligën e Kampionëve. Shto këtu edhe faktin se nuk e kemi të garantuar kualifikimin as për sezonin e ardhshëm”.