Lewis Hamiltoni mund ta barazojë rekordin e Michael Schumacherit me shtatë kampionate të fituara në Formula 1. Ai mund ta kalojë ish-vozitësin e Ferrarit dhe të bëhet vozitësi më i suksesshëm në histori të Formula 1 këtë fundjavë në Çmimin e Madh të Turqisë.
Me Mercedesin ai i ka 93 gara të fituara, ndërsa do të bëhej sërish kampion në pistën “Istanbul Park”, nëse shoku i tij i skuadrës dhe rivali për titull, Valtteri Bottas, do të merrte më pak se tetë pikë, transmeton KOHA.
35-vjeçari nga Britania udhëheqë para Bottas me 85 pikë, me 78 të tjera që mbesin për t’u fituar pas garës në Turqi kur gara do të bartet në Lindjen e Mesme, në Bahrejn dhe Abu Dhabi.
Hamiltoni duhet ta mposhtë Bottas, diçka që e ka bërë 10 herë në 13 garat e këtij viti.
Vetëm dy herë Hamiltoni përfundoi jashtë podiumit në vitin 2020, ndërsa rezultatin më të keq e pati kur doli në vendin e shtatë.
-
Hamilton për herë të shtatë kampion i Formula 1, barazon rekordin e Schumacherit
-
E kryer, Hamiltoni te Ferrari nga 2025-a
-
Hamilton shpreson ta shënojë garën jubilare në F1 me fitoren e parë të sezonit
-
Hamiltoni e Russell po punojnë fort për titull
-
Hamilton më i shpejti, por e nis garën nga vendi i 11-të