Lewis Hamilton dhe George Russell janë parë të bashkuar, me synimin e vetëm, bërjen e Mercedesit kampion të Formula 1 në këtë edicion.
Skuderia e Mercedesit ka pasur probleme për t’i bërë ballë Red Bullit dhe Ferrarit në dy garat e para të sezonit, duke u paraqitur jo kënaqshëm në Bahrejn dhe në Arabinë Saudite.
Hamiltoni dhe Russell përfunduan në vendin e tretë dhe të katërt respektivisht në Bahrejn, dhe më pas, shtatë herë kampioni i botës, Hamilton, nuk arriti që t’i përfundojë kualifikimet e dyta, dhe u desh të nisej nga vendi i 16-të një javë më vonë.
Rusell vlerësohet si ngasës shumë i mirë, ndërsa iu bashkua Mercedesit para fillimit të sezonit, nga skuderia e Williamsit.
Hamiltoni, i cili është duke e kërkuar titullin rekord, të tetin, është 29 pikë prapa liderit Charles Leclerc në renditjen e ngasësve. Rusell ka 23 pikë më pak se lideri, Ferrari.