Lewis Hamiton ka thënë se ai nuk po provon të largohet nga Mercedesi, në tregun e këtij viti të pilotëve të Formula 1.
Kampioni i botës në F1 është në mesin e shumë pilotëve që kanë kontrata deri në fund të edicionit 2020, që është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.
“Nuk jam duke ëndërruar për ndonjë skuadër tjetër. Unë jam me ekipin e ëndrrave të mia. Nuk ka ndonjë gjë në rrugën time, unë nuk po mundohem të largohem. Jam me njerëzit që janë kujdesur nga dita e parë”, ka thënë Hamilton, raporton BBC.
Ai ka shtuar se Mercedesi ësthë “ekipi më i mirë”, raporton Koha.net.
Hamilton i është përgjigjur raporteve se shpresat e tij për kalim te Ferrari janë goditur nga shenjat se Sebastian Vettel do të nënshkruaj kontratë të re me skuderinë italiane.
Vetteli, njëjtë si Hamiltoni, do të jetë pa kontratë në fund të vitit.
Edicioni 2020 nuk ka nisur ende, ndërsa shpresat janë që ai të nis në verë në Evropë, pa praninë e shikuesve.