Lewis Hamiltoni dhe Mercedesi do të vazhdojnë partneritetin e tyre jashtëzakonisht të suksesshëm në Formula 1 përtej këtij sezoni.
Kampion i shtatëfishtë botëror ka nënshkruare kontratën dy-vjeçare që do ta mbajë atë në F1 me Shigjetat e Argjendta, deri të paktën në fund të vitit 2023.
Kjo është kontrata e dytë e Hamiltoni me Mercedesin brenda dy muajve.
Edhe Hamiltoni edhe Ekipi i Mercedesit ishin të interesuar që të shmangnin sagën e kontratës përsëri, kështu që filluan bisedimet shumë më herët, dhe ato përfunduan brenda disa javësh, para se të shpallej të shtunën në mëngjes.
Hamiltoni do të jetë gati 39-vjeç kur marrëveshja e tij e re përfundon, pasi kishte fituar gjashtë nga shtatë titujt e tij me veturën e Mercedesit.
“Nuk mund ta besoj se kanë kaluar gati nëntë vjet që po punoj me këtë ekipë të mahnitshme dhe jam i entuziazmuar që do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe për dy vjet të ardhshme”, ka deklaruar me këtë rast Hamiltoni.