Jo të gjithë reprezentuesit e Kosovës kanë pasur fundjavë të suksesshme. Të paktën dy prej tyre kanë marrë kritika pas paraqitjeve që kishin.
Mesfushori ofanziv, Besar Halimi startoi te Sandhauseni që pësoi 1:0 nga Darmstadti në xhiron e 22-të të Bundesliga 2 të Gjermanisë. Halimi është zëvendësuar në minutën e 68-të, ndërsa trajneri Uwe Koschinat ka kritikuar publikisht mesfushorët. Sipas “kicker.de” ai ka kritikuar Besar Halimin e Robin Scheun. Sipas gazetës gjermane, të dy kishin paraqitje dëshpëruese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në pozitat pas sulmuesve, nuk kemi pasur precizitetin për të shërbyer dy lojtarët përpara”, ka thënë Koschinat.
Ndërkohë Bersant Celina është zëvendësuar në minutën e 73-të në barazimin 4:4 të Swansea Cityt me Hull Cityn, në kategorinë e dytë angleze. Celina ka pritur rëndë zëvendësimin, ndërsa nga “Instagrami” ka larguar të gjitha fotografitë e futbollit. Kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur, ndërsa tifozët e Swanseas kanë kritikuar Celinën në rrjete sociale. Sipas mediave të afërta me Swansean, nuk është hera e parë që Celina nuk ka pranuar mirë zëvendësimin.
Celina e Halimi janë prej lojtarëve kryesorë në mesfushën e Kosovës.