Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndonëse shënoi gol të bukur ndaj Spanjës, Besar Halimi mbetet në stol në Bundesliga 2

Besar Halimi shënoi gol të bukur në ndeshjen e Kosovës ndaj Spanjës, por kjo nuk i ka mjaftuar për të siguruar vend në përbërjen bazë të Sandhausenit.

kuadër të Bundesliga 2 të Gjermanisë, Sandhauseni fitoi 1:0 ndaj Wuerzburger Kickers, të dielën. Mesfushori kosovar, Halimi, qëndroi vetëm në stol.

Halimi 26-vjeçar, ka luajtur 12 ndeshje këtë edicion në kategorinë e dytë gjermane. Ka një gol e një asistim.

Albion Vrenezi luajti prej minutës së 66-të për Jahn Regensburg që barazoi 1:1 me Auen.

Florent Muslija e Valmir Sulejmani startuan te Hannoveri, që barazoi 3:3 në ndeshjen dramatike me Hamburgun. Sulejmani luajti vetëm pjesën e parë, kurse Muslija u zëvendësua në minutën e 69-të. Klaus Gjasula qëndroi në stol te Hamburgu.