Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Halimi shënon e asiston në barazim

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi, ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër në barazimin e Brondbyt përballë Aarhusit me rezultatin 2:2.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i ka takuar javës së 19-të të Superligës së Danimarkës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Halimi shënoi në minutën e 51-të për ta ngritur epërsinë në 2:0, kurse asistin e dha në golin e shënuar në minutën e 13-të. Për 22-vjeçarin ishte goli i tetë në 19 ndeshje dhe asisti i dytë.