Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Halimi, portieri i vetëm kosovar që po luan në liga elitare

Arijanet Muriq e Samir Ujkani janë portierët e parë të Kosovës. Muriq nuk i ndahet stolit në ndeshje kampionale të Manchester Cityt, ndërsa Samir Ujkani nuk është fare në planet e skuadrës turke Rizespor. 

Kosova megjithatë e ka një portier që po qëndron mes shtyllave në ndeshje të skuadrës të një lige të respektuar evropiane. Bëhet fjalë për Betim Halimin, 23-vjeçari nga Pozherani, që tani është pjesë e skuadrës së kampionatit ukrainas Olimpik Donetsk. 

Halimi është i vetmi portier kosovar që së fundi po aktivizohet në ndonjë ligë elitare evropiane, nëse këtu nuk përfshihet Etrit Berisha që përfaqëson Shqipërinë, shkruan sot Koha Ditore.

Ai nuk është pjesë e përfaqësueses së Kosovës, ndërsa ka të kaluar si portier rezervë te përfaqësuesja U-21. Tek U-21 ishte kryesisht rezervist i Visar Bekajt, portieri i tretë i Kosovës, që te Prishtina është i pazëvendësueshëm. 

Në fund të shkurtit, shtatlarti Halimi firmosi me Olimpik Donetskun. Prej atëherë Olimpiku ka luajtur tri ndeshje kampionale. Ka pësuar dy humbje dhe ka marrë një barazim 1:1. 

Edhe Betim Halimi zyrtarizohet te Prishtina Sport Betim Halimi zyrtarizohet te Prishtina

Halimi në përgjithësi ka pranuar katër gola, por është vlerësuar shumë lart për paraqitjet. Aq është vlerësuar aq sa tifozët e kanë zgjedhur si lojtar të muajit mars tek Olimpiku.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)