Portieri kosovar, Betim Halimi, është kthyer në futbollin vendor, pas përvojës disavjeçare në futbollin estonez dhe ukrainas. 25-vjeçari do të jetë portier i kampionit të Superligës, Prishtina.
Ai ka nënshkruar marrëveshje që e mban në kryeqytet për tri vjet.
Para Prishtinës, Halimi ka qenë pjesë e Vllaznisë së Pozhoranit, Dritës, Trans Narvës dhe Olimpik Donetskut.
“Pritshmëritë personale, konsideroj se në aspektin personal dhe profesional janë në ngritje të vazhdueshme, me punë dhe perkushtim këto rezultate do te jenë kulminante. Pritshmëritë me klubin, fillimisht më duhet të them se të qenit pjesë e FC Prishtinës është privilegj i veçantë, por njëkohësisht edhe përgjegjësi e madhe sepse Prishtina është skuadër me renome në nivelin vendor dhe ndërkombëtar, kjo po dëshmohet edhe me rezultatet kulminante që i ka arritur aktualisht. Kam bindjen e plotë se edhe kontributi im nga sot e tutje do te jetë i madhe pasi ka 3,5 vite që po zhvillojë aktivitet në nivelin ndërkombëtar, me rezultate dhe paraqitje shumë të mira dhe të njëjtat rezultate ndoshta edhe më mirë shpresojë ti kem edhe me Prishtinën. Me skuadrën pres rezultate kulminante në kampionatin vendor dhe në garat ndërkombëtare”, ka thënë Halimi për faqen e klubit.