Portieri kosovar Betim Halimi është zyrtarizuar te klubi nga elita e futbollit ukrainas, Olimpik Doneck.
22 vjeçari ka nënshkruar kontratë 3.5 vjeçare me Olimpikun, derisa do ta bartë fanellën me numër 12, bën të ditur klubi ukrainas, transmeton Koha.net.
Halimi, i lindur në Pozharan, së fundmi kishte veshur fanellën e klubit nga Estonia Trans Narva. Derisa karrierën e kishte nisur me Dritën e Gjilanit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vet portieri kosovar përmes një postimi në Facebook.
“Ju njoftoj se nga sot jam pjesë e skuadrës FC “Olimpik“ Doneck, anëtare e Premier Ligës në Ukrainë. Dua të falënderoj familjen time për përkrahjen, e në veçanti menaxherin tim për marrëveshjen e arritur”, ka shkruar ai.
