Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Halimi largohet nga Riga

Besar Halimi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Letonia, Riga. Klubi ka njoftuar të mërkurën se me marrëveshje të dyanshme është shkëputur kontrata me mesfushorin 27-vjeçar të Kosovës.

“Faleminderit për punën në klubin tonë dhe fat të mirë në të ardhmen”, shkruan në njoftimin e klubit elitar të Letonisë.

Halimi te Riga u transferua më 12 korrik të vitit të kaluar, ndërsa këtë vit nuk ka luajtur asnjë ndeshje. Sezoni i ri në Letoni nis javën tjetër.