Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besar Halimi në kategorinë e dytë të Greqisë

Besar Halimi ka vendosur për skuadrën në të cilën do të paraqitet në edicionin 2022/23. Mesfushori i Kosovës të martën ka firmosur me skuadrën e kategorisë së dytë greke, Apollon Smyrni. Apolloni në edicionin e kaluar ishte në Superligë, por ra në kategorinë e dytë.

Halimi së fundi ishte pjesë e Rigas në Letoni, ku nuk pati ndonjë sukses të madh.

Më herët ka luajtur kryesisht në Gjermani, por karriera e 27-vjeçarit aktualisht është në rënie. Ai ka 33 paraqitje e katër gola për Kosovën.