Sport

Hajduku është gati t’i shpenzojë një milion euro për Selahin

Hajduku i Splitit është gati të paguajë një milion euro për mesfushorin shqiptar, Lindon Selahi, kontrata e të cilit me Rijekën skadon verën e vitit të ardhshëm. Kështu ka raportuar të mërkurën mediumi kroat “slobodnadalacija.hr”. Selahi iu bashkua Rijekës si lojtar i lirë në verë ne vitit 2021.

Futbollisti i Shqipërisë karrierën e ka nisur në Belgjikë, ku ka qenë pjesë e kategorive të reja të Anderlechtit para se të paraqitej në ekipin e parë të Standard Lieges. Nga kjo skuadër, Selahi vazhdoi karrierën në Holandë te skuadra e Twentes, ndërsa për një kohë ishte i huazuar te Willem II. Ai në sezonin aktual ka shënuar dygola në 19 paraqitje në të gjitha garat.