Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hadërgjonaj thotë se fitorja ndaj Andorrës i motivon

Florent Hadërgjonaj ka insistuar se fitorja ndaj Andorrës ishte më se e mirëseardhur për Kosovën.

Ai ka thënë se ky triumf ka ardhur në momentin e duhur, duke pasur parasysh se është fitorja e parë në këtë cikël eliminator.

“E kemi pasur kohën e fundit për fitore dhe janë momente të mira për ne. Është dashur të fitojmë patjetër dhe prej fillimit kemi luajtur me seriozitet. Besoj se kemi shënuar fitore të merituar, e cila në motivon edhe për ndeshjet tjera”, ka thënë Hadërgjonaj.

Kosova mposhti Andorrën të enjten 3:0 duke shënuar fitoren e parë në kualifikimet për “Euro 2024”.