Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hadërgjonaj e Sadiku fitojnë me Kasimpashan

Florent Hadërgjonaj dhe Loret Sadiku kanë luajtur si titullarë në fitoren e Kasimpashas.

Kasimpasha fitoi me rezultatin 3:2 të shtunën gjatë ditës kundër skuadrës Karagumruk në kuadër të xhiros së 26.

Reprezentuesi i Kosovës, Hadërgjonaj, luajti në tërë ndeshjen, derisa Sadiku u zëvendësua në minutën e 78.

Te skuadra e Karagumrukut titullar ishte edhe Kemal Ademi.

Ademi luajti deri në minutën e 71-t. Kasimpasha është në vendin e 12 me 29 pikë.

Artikuj të ngjashëm