Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Loret Sadiku shënon në fitoren e Kasimpashas

Loret Sadiku ka shënuar gol për skuadrën e Kasimpashas.

Sadiku e realizoi të shtunën golin e parë me skuadrën sivjet në elitën e futbollit të Turqisë.

Kasimpasha fitoi ndaj Yeni Malatyasporit me rezultatin 2:0, në kuadër të xhiros së 11-të. Ishte fitorja e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Hakan Kutlu, dhe e para për skuadrën pas tetë ndeshjeve.

Sadiku shënoi në pjesën e dytë, në minutën e 54-rt.

Mesfushori defensiv ka zhvilluar 10 ndeshje sivjet në Superligën e Turqisë.

Hadërgjonaj është pjesë e Kasimpashas po ashtu, por nuk figuroi fare në listën e lojtarëve te kjo skuadër.

Artikuj të ngjashëm