Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hadërgjonaj “zverdhet” në barazimin e Kashimpashës

Florent Hadërgjonaj ka luajtur gjatë tërë ndeshjes te Kashimpasha në barazimin 1:1 kundër Antalyasporit.

Ndeshja u zhvillua të martën dhe i takoi xhiros së 18-të të Superligës së Turqisë.

Mbrotjësi i krahut të djathtë në minutën e 40-të u ndëshkua me karton të verdhë. Për mbrojtësin 27-vjeçar të Kosovës ishte paraqitja e 15-të në elitën e futbollit turk, ndërsa ka asistuar një herë.

Te skuadra turke nuk u paraqit Loret Sadiku shkaku i lëndimit.