Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hadërgjonaj shënon gol në fitoren e Kasimpashas

Reprezentuesi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka shënuar gol për të ndihmuar fitoren e Kasimpashas ndaj Antalyasporit.

Ndeshja e së dielës mbrëma është fituar 2:0 nga Kasimpasha, që ishte mysafire.

Hadërgjonaj realizoi nga pika e bardhë në fund të pjesës së parë (45+6’).

Hadërgjonaj e Bersant Celina startuan te Kasimpasha. Celina u zëvendësua në minutën e 66-të. Te Antalyaspori në stol qëndroi Amar Gërxhaliu.

Për Kasimpashan ishte fitorja e dytë. Me gjashtë pikë nga pesë ndeshje, kjo skuadër mban pozitën e 12-të në Superligën e Turqisë në futboll.

Artikuj të ngjashëm