Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hadërgjonaj shënon gol në fitoren e Kasimpashas

Florent Hadërgjonaj ka shënuar një gol në fitoren e Kasimpasha ndaj Giresunsporit me rezultatin 2:0.

Hadërgjonaj shënoi në minutën e 65-të golin e dytë nga penalltia, ndërsa luajti gjatë gjithë takimit të dielën në kuadër të javës së 21-të të Superligës së Turqisë.

Për mbrojtësin 27-vjeçar të Kosovës është goli i parë i realizuar këtë edicion në Turqi. Në 16 ndeshje ka edhe një asistim.

Artikuj të ngjashëm