Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Karagymruku i Dresheviqit mposht Kasimpashën e Hadërgjonajt

Reprezentuesi i Kosovës, Ibrahim Dresheviq ishte i pazëvendësueshëm te Karagymruky që e mposhti në shtëpi skuadrën e Kasimpashas. Ndeshja e luajtur të martën në kuadër të xhiros së 36-të, përfundoi me fitoren 3:0 të Karagymrykut.

Dresheviq ishte titullar dhe luajti gjatë tërë ndeshjes për ta regjistruar paraqitjen e 32-të këtë edicion në elitën e futbollit turk.

Në anën tjetër, te Kasimpasha nuk u inkuadrua fare Florent Hadërgjonaj që ishte në bankën rezervë.

Me këtë fitore, Karagymryku ngrihet në pozitën e shtatë në tabelë me 51 pikë, tetë më shumë se Kasimpasha që zë vendin e dhjetë në tabelë.

Artikuj të ngjashëm