Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dresheviqi fiton përballjen me Zenelin

Reprezentuesi i Kosovës, Ibrahim Dresheviq ka kompletuar ndeshjen në qendër të mbrojtjes te Karagumruku që mori fitore të madhe ndaj Adana Demirsporit. Të hënën mbrëma në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës së Turqisë, Karagumruku fitoi 2:0. Prej minutës së 84-t për Karagumrukun luajti Frederic Veseli.

Ndërkohë Arbër Zeneli u paraqit prej fillimit të pjesës së dytë për Adana Demirsporin.

Nazim Sangare shënoi për 1:0 në minutën e 52-të, ndërsa Serdard Dursun shënoi golin e dytë në minutën e 89-të.

Karagumruku është i 13-ti me nëntë pikë. Adana është e treta me 17 pikë.